Muslimanët duhet ta njohin fytyrën e vërtetë të tyre

0
166

Në Ditën e Tervijes, anëtarët e sektit shiit kurmutij nën udhëheqjen e Hamadan ibn el- Asah el-Kurmutijes sulmuan dhe vranë një numër të madh të haxhinjëve në vitin 317 hixhrije. Pastaj ata e sulmuan Qaben. El-Kurmuti së pari u fal para haxhertul esued dhe e mori atë, e nxori derën e Qabes dhe e theu, e zbriti materialin nga Qabja dhe e preu atë në copa.

Pastaj El-Kurmuti urdhëroi një nga njerëzit e tij për të shkatërruar Mizabin në Qabe. Kur njeriu u përpoq ta shkatërroj atë, ai ra nga kulmi në kokë dhe vdiq. Kurmuti menjëherë urdhëroi që trupat e muslimanëve të hedhen nga kulmi i Qabesë. Për herë të parë në histori, nëpër Mizab rrodhi gjaku i muslimanëve.

Pas kësaj i hodhi trupat e haxhinjëve në bunarin Zemzem, derisa ai u mbush me trupa. Pastaj vendosi gur të mëdhenj mbi trupat e tyre.

Gruaja e Kurmutijeve, e cila zakonisht u sillte ujë haxhinjeve që ishin duke vdekur ose të plagosurve, duke pretenduar se po u jepte atyre ujë. Por kur gjente se dikush është ende gjallë, e mbytnin, pa i dhënë të pijë ujë fare. Trupat e tjerë u varrosen në brendësi të Mesxhidul Haramit, pa u lejuar tu falet xhenazja.

Anëtarët e këtij sekti besonin se duhet ti vrasin tre suni nga haxhinjët për ta fituar Xhennetin.

Atëherë Kurmuti u ngjit në derën e Qabes dhe bërtiti drejt qiellit: “Unë jam ai që guxoi ta kundërshtojë Allahun! Unë jam ai që guxon ta kundërshtojë Zotin! Ai ju krijoi juve, ndërsa unë ju vrava!”

Ky njeri i cili e vodhi Haxhretil-esuedin, përsëri me zë të lartë bërtiti: “Ku janë zogjtë e tu Ebabil? Ku është Hixhar Sixhxhili?” Fliste rreth incidentit në Vitin e elefantit, i cili u zhvillua para islamit, kur Abraha, sundimtari krishterë i principatës së Shebës në Jemenin e sotëm, në atë kohë ishte provinca e mbretërisë së krishtere të Aksumit (Abisinis), ndërmori një fushatë kundër Mekës me një ushtri në të cilat ishin një numër i madh i elefantëve, me qëllimin për ta shkatërruar Qaben. Mirëpo, Allahu dërgoi mbi ushtarët e Abisinisë zogj te cilët hidhnin gurë nga balta e gurëzuar. Mbi atë Abisint që binte guri nga balta e gurëzuar, sëmurej dhe vdiste. Pra, kështu dështoi kjo fushatë për rrënimin e Qabes.

Pastaj kurumitet e morën Haxherul -esuedin ne lindje (Katif), duke i përdorur 70 deve. Çdo deve që mbante gurin sëmurej dhe ngordhte. Pastaj ata ndërtuan “Ainul Kuaibah” dhe aty e lanë dhe e mbajtën Haxherul -esuedin 22 vjet. Ata u thoshin njerëzve për të shkuar atje në haxh.

Muslimanët nuk shkuan në haxh 22 vjet!

Së fundi, halifja El-Muktabir Billah e sulmoi këtë sekt dhe pothuajse të gjithë i vrau. Një grup i vogël i kurmutive prej dhjetë familjeve iku në Siri (Biladush- Sham) në Xhebelul-Arab (male arabe), dhe aty u fshehën. Një nga ato familje është familja e presidentit aktual të Sirisë El-Asadit.

Imam Gazaliu thotë: “Shijat kurmutij nga jashtë janë rafidij, por brenda janë kafira”.

Imam Ibn Tejmije ka thënë: “Shijat janë batinij dhe ata janë armiq të islamit, dhe kafirët më të këqij prej tyre janë kurmutit. Ata shtiren se janë shija muslimanë. Nëse u jepet mundësia, ata do tua hapnin dyert armiqve të islamit për të na shkatërruar… Ata janë larg nga Kurani dhe hadithi. “

Një nga trashëgimtaret e kurmutijeve është Ainul Kuaibahi në el-Ashi (ndërtesa që ata thonë se është zëvendësim për Qaben, ku ata e kanë vendos gurin e Zi dhe kërkuan nga njerëzit që ta bëjnë haxhin aty).

Ahmed Kalaja