Muslimanët në Rumani

Si pjesë e revolucionit të telekomunikimit, muslimanët rumunë janë duke e përdorë televizionin për ta paraqitur islamin në këtë vend juglindor të Evropës.

“Televizioni është mënyra më e shpejtë për të arritur deri te shumë sektorë të ndryshëm”, deklaroi Ebu El-Ala El-Geiti, drejtor i fondacionit Taiba. “Përmes TV-së keni qasja gati se në çdo shtëpi.”

“Fondacioni çdo javë emiton një program dy orësh në kanalin privat DDTV, për t’ia paraqitur islamin shoqërisë rumune. Më shumë se 100 programe janë emituar deri më sot prej vitit 2006.”

Gjithashtu, muslimanët janë mysafirë të rregullt në programe TV duke folur mbi tema të cilat u interesojnë pakicës islame. “Kjo ka bërë që njerëzit të na njohin shumë më mirë, ashtu si edhe mesazhin tonë”, deklaroi ai.

Momentalisht në Rumuni jetojnë rreth 70.000 musliman, që përbën 2% të popullatës së përgjithshme prej 22 milionëve.

Shumica e muslimanëve rumunë i takojnë bashkësisë tatare, turke apo shqiptare.
Geiti thotë se shumë TV stacioneve mundohen qw tu ndihmojnë udhëheqësve muslimanëve që ta shpjegojnë islamin e vërtetë. “Kemi qenë mysafirë në programe të njohura të TV stacioneve private për të dhënë këshilla për pyetjet që ndërlidhen me pakicën islame në Rumani.”

“Na kanë konsultuar shpesh në lidhje me martesat e përziera dhe për poligaminë”, ka theksuar ai, duke shtuar se kontributi i tyre në këtë aspekt ka pasur efekt. “Kemi pasur rastin të përmirësojmë shumë devijime.”

Geit thekson se muslimanët lajmërohen në TV për të diskutuar edhe për perspektivën islame. “Zgjerojmë idealet islame dhe pacenueshmërinë e qenies njerëzore, religjionit, brezit të ri si të parasë në islam”.

Sipas tij, muslimanëve rumunë, TV u jep mundësi që të flasin për shumë debate të ndryshme që ndërlidhen me çështjen arabe. “Kemi diskutuar për shumë çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me femrën, ekstremizmin, terrorizmin, bashkëjetesën”.

Muslimanët rumunë kanë bërë përkthime të shumta të librave islamike në gjuhët lokale.

“Kemi përkthyer më shumë se 55 libra të cilët i përgjigjen mentalitetit evropian”, shtoi ai.

Muslimanët marrin pjesë edhe në panaire të ndryshme me disa libra islamike të përkthyera.

Përveç kësaj muslimanët në Rumuni organizojnë tribuna dhe mbledhje të ndryshme për t’ia paraqitur islamin popullatës rumune. “Është shumë e rëndësishme për pakicën myslimane që jetojnë në perëndim të shfrytëzojnë mediat në vetëdijesimin e shoqërisë dhe bashkësisë së tyre mbi islamin.”

(Islampress)

Artikulli paraprakUjgurët, muslimanët që shpesh i harrojmë
Artikulli vijuesTurqia prodhon me mundësitë e veta gjak artificial