Pas përgenjeshtrimit nga Berlini zyrtar, reagon kabineti i presidentit Ivanov

Pas reagimit të autoriteteve gjermane mbi deklaratën e presidentit Ivanov dhënë për gazetën gjermane “Bild” se BE-ja nuk i ka dhënë as edhe një euro ndihmë Maqedonisë për tu përballur me krizën e refugjatëve, reagimi nga Kabineti i presidentit Ivanov ka qenë i menjëhershëm.

“Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov mbetet fuqishëm në qëndrimet e tij të shprehura në intervistën për gazetën gjermane “Bild” se institucionet shtetërore të RM-së nuk kanë pranuar kurrfarë mjete financiare nga Bashkimi Evropian për t’u përballur me krizën e migrantëve, gjegjësisht ndihma e BE-së për buxhetin e Republikës së Maqedonisë është zero euro. I bëjmë thirrje Qeverisë gjermane që të precizojë qartë dhe saktë, kujt, kur dhe për çfarë qëllimi janë dhënë mjetet e përmendura prej 52 milionë eurove”, qëndron në reagimin e Kabinetit të presidentit Ivanov.

Gjithashtu në reagimin nga kabineti i presidentit Ivanov qëndron: “Në mënyrë që që të mos manipulohet opinioni, informojmë se mjetet e përmendura prej 664 milionë eurove për periudhën 2014-2020, janë pjesë e IPA fondeve dhe janë të destinuara për implementimin e reformave evropiane, e jo për ballafaqmin me krizën e refugjatëve dhe harxhimet shtesë të institucioneve ne situatë krize. Lidhur me pretendimet se Maqedonia shkëmben të dhëna nga aspekti i sigurisë, Kabineti informon se, Republika e Maqedonisë u refuzua të ketë qasje në data bazat e BE-së, data bazat e Shengenit dhe Eurodak, me arsyetimin se është vend i tretë dhe ka pengesa dhe kufizime juridike burokratike”, thuhet më tej në reagim.

Artikulli paraprakVazhdojnë deklaratat e panevojshme Anti Arabe nga personalitetet Kosovare
Artikulli vijuesBilall Kasami: Maqedonia patjetër duhet të ridefinohet si shtet, pa shqiptarët s’ka asgjë