Mustafa: Do t'i eliminojmë barrierat ligjore për bizneset

Krijimi i ambientit për të bërë biznes, eliminimi i barrierave burokratike, krijimi i tregut të barabartë, ndryshimi i pakove ligjore me qëllim të zhvillimit ekonomik, ishte arsyeja që për herë të parë kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, takon përfaqësuesit e bizneseve me temën “Dialogu për Politika Ekonomike”.

Megjithatë, pas përfundimit të fjalimit të kryeministrit, mediat nuk kanë pasur qasje dhe mundësi për t’i dëgjuar vërejtjet dhe sugjerimet e dhjetëra bizneseve pjesëmarrëse në këtë takim.
Mustafa ka treguar arsyet kryesor të diskutimit me biznese.

Ai i ka njoftuar bizneset për aprovimin e programit qeverisës dhe i ka ftuar ata për bashkëpunim në mënyrë që të realizohet programi katër vjeçar i qeverisës.

Ai po ashtu ka thënë se do të ketë disa lirime doganore që ka të bëjnë me importin e mallrave përkatësisht të makinerive kapitale të cilat do të shërbejnë për investime kapitale edhe për zhvillim ekonomik.
Mustafa po ashtu ka thënë se programi qeverisës është i harmonizuar me PDK-në dhe partnerët të tjerë të koalicionit.
Ai ka njoftuar po ashtu se do të përkrahen bizneset e grave.kohaislame
Artikulli paraprakFONDAMENTALISTI KATOLIK BREIVIK: I URREJ SHQIPTARËT, PO TË MUNDJA DO T’I ZHDUKJA NGA NORVEGJIA
Artikulli vijuesKëndojnë këngën e Zhuj Selmanit – Hoxhë Ferid Selimi dhe Adem Ramadani