Mustafa: EULEX-i nuk është kundër UÇK-së

Rrustem Mustafa e çmon punën që EULEX-i po kryen në Kosovë, edhe pse nga ky mision është dënuar për krime lufte.

Komandant Remi ka thënë se i ka lutur qytetarët që mos të dalin në ditën e gjykimit të tij e të protestojnë para gjykatës pasi e ka bindjen se askujt nuk i duhet mbrojtja jashtë organeve të drejtësisë.

Në një intervistë për “Tribunën”, ai ka thënë se ka raste kur nuk i kupton lëvizjet dhe misionin politik të PDK-së. Megjithatë, ka thënë se ndihet mirë si anëtar i kryesisë së kësaj partie.

Mustafa e ka pranuar se ka ndryshuar mendimin që e kishte për nevojën e krijimit të koalicionit PDK-LDK.

Tani ai konsideron se PDK-ja duhet të vazhdojë koalicionin aktual deri në zgjedhjet e ardhshme dhe tek pas zgjedhjeve të reja të bëjë plane për koalicione të reja.kohaislame

Artikulli paraprakRezultate mahnitëse të shërimit me mjaltë
Artikulli vijuesSHЁNDETI I GOJЁS PASQYRON SHЁNDETIN E PЁRGJITHSHЁM