Mustafa: Gjykatën Speciale na e imponuan

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Gjykata Speciale i është imponuar Kosovës.

Mustafa foli për kohën kur ai ishte kryeministër e kur Gjykata Speciale ishte votuar në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij ka pasur presion të madh nga Shtetet e Bashkuara që kjo gjë të pranohet nga Kosova, pasi do të formohej në mënyrë të njëanshme me përkrahjen e Rusisë dhe Kinës.

“Askush s’e ka bërë këtë me dëshirë, as deputetët që e kanë votuar, as presidenti, i cili fajësohet tash, ose akuzohet”, deklaroi Mustafa, në intervistë për RTV21.

Ai ka shtuar edhe pse tani janë në pozita krejtësisht të kundërta me presidentin Hashim Thaçi, nuk mund ta fajësojë atë për atë kohë, pasi është munduar shumë tek njerëzit me të cilët ata kanë diskutuar në atë kohë, ta mbrojë mendimin që të mos bëhet një gjykatë e tillë.

Artikulli paraprakFacebook mund të gjobitet mbi 22 milionë dollarë për dështimin në mbrojtjen e privatësisë së përdoruesve
Artikulli vijuesShpërthimi në Ratkoc ishte aq i fuqishëm saqë hodhi të pranishmit jashtë lokalit