Mustafa: Liberalizimi i vizave u bllokua nga BE-ja dhe kauza e rreme

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Kosova është bllokuar në procesin e liberalizimit të vizave nga Bashkimi Evropian përmes një kushti të pakuptimtë si dhe nga vetvetja me një kauzë e rreme.
Kreu i ekzekutivit ka kërkuar që të Kosova duhet të gjejë forcë të tejkalojë vetveten për të qarë rrugën evropiane. Kështu ai ka kërkuar që të mos vonohemi më shumë si shtet në ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi në mënyrë të që marrim liberalizimin e vizave, transmeton ljami.net

Lexojeni shkrimin e plotë të Mustafës:

Të nderuar miq,

Aspiratat tona për tu anëtarësuar në BE duhet t’i përmbushim me veprime dhe vendime të mëdha dhe të guximshme.

Bashkimi Evropian u themelua që të mundësojë lëvizjen e lirë të njerëzve, të mirave, shërbimeve dhe kapitalit. Tregu unik evropian mënjanoi barrierat për lëvizje të lirë të faktorëve të prodhimit sikurse edhe të ndërmarrësisë dhe shërbimeve. Kosova ka nevojë të jetë në tregun e BE-së; këtë e mundëson MSA-ja. Kosova ka nevojë për dije evropiane; këtë e mundëson liberalizimi i vizave. Kosova ka nevojë për lëvizje të lirë të mallrave; këtë e mundëson liberalizimi i vizave (ndryshe mallrat nuk mund të lëvizin pa njerëz). Kosova ka nevojë për lëvizje të ndërmarrësisë; edhe këtë e mundëson liberalizimi i vizave.

Jemi bllokuar nga BE, me një kusht të pakuptimtë ashtu siç jemi bllokuar nga vetvetja me një kauzë politike të paqëndrueshme por edhe të dëmshme për perspektivën e vendit. Në një formë, ne mund t’i kuptojmë paragjykimet e disa burokratëve evropian në përcaktimin e kushteve që nuk ua kanë përcaktuar të tjerëve, por duhet të gjejmë forcë të tejkalojmë vetveten për të qarë rrugën evropiane, atë të perspektivës ekonomike dhe kulturore. Ne duhet të arrijmë atje ku e kemi qëllimin, pa marrë parasysh se kjo rrugë nuk është pa pengesa. Fundja rrugë tjetër nuk kemi, prandaj çdo vonesë na dëmton.

Pa pjesëmarrje të mirëfilltë në tregun evropian nuk ka zhvillim ekonomik çfarë neve na nevojitet. /Lajmi.net/

Artikulli paraprakATOMI hap konkurs për identifikimin e fëmijëve më inteligjentë në Kosovë
Artikulli vijuesVeseli vendos për zgjedhje të parakohshme