Mustafi: Golin ndaj Atleticos ua dedikoj shqiptarëve

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Gjermanisë, Shkodran Mustafi, ia siguroi barazimin skuadrës së Valencias gatë vikendit të kaluar.
Ai shënoi golin e barazimit kundër kampiones në fuqi të Spanjës, Atletico Madrid, në ndeshjen e luajtur në Madrid.
 
Mustafi golin ndaj Atleticos e festoi në mënyrë të veçantë, pasi me duar bëri shqiponjën dykrenore për të kujtuar rrënjët e tij prej shqiptari, transmeton koha.net.
 
“Golin e shënuar ndaj Atleticos ua dedikoj shqiptarëve”, ka thënë Mustafi për të përditshmen “EldesMarque” pas ndeshjes me Atletico Madridin. /koha.net/ 
 
Artikulli paraprakPlatini tregon datën kur Kosova do të pranohet në UEFA
Artikulli vijuesTurqit ndërtojnë centralin i parë gjeotermik në Kroaci