Myftiu i Shanxhakut shokon Serbinë: Nikola Tesla ishte mysliman

Myftiu i Sanxhaku, Muamer Zurkoliq e ka shokuar opinion serb sot. Ai në Rozhajë të Malit të Zi ka thënë se shkencëtari më famë botërore, Nikola Tesla pak para vdekjes ishte konvertuar në mysliman dhe se flokët e një myslimani nuk mund të vendosen në kishë.

Sipas të përditshmes serbe “Veçernje Novosti”, Zurkoliq gjatë vizitës në Mal të Zi ishte maltretuar shumë në kufi, pasi që pati problem të hynte në këtë shtet. Po ashtu problem për të hyrë në territorin malazez patën edhe mbështetësit e tij.

Mirëpo, kjo nuk e ka penguar atë që të thotë se Tesla ishte mysliman kur vdiq.

“Kohë më parë pati një shqyrtim të ashpër rreth tentimit të Kishës Ortodokse Serbe që urnën e Teslës nga muzeu ta dërgojnë në ‘Sveti Sava’. Nëse vazhdojnë të përleshen për këtë, unë duhet të ju them atyre se Nikola Tesla ka qenë mysliman, pasi që para vdekjes e ka pranuar islamin. Sipas kësaj, nuk mundet hiri i një myslimani të bartet në kishë”, ka thënë Zurkoliq. kohaislame
Artikulli paraprakFMN: Ekonomitë e Ballkanit po bien
Artikulli vijuesMidis Gjermanisë – Mësueset tani me shamia