MYTAHER HASKUKA KRYETAR I RI I PRIZRENIT

0
255

Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje ka fituar garën për kryetar të Komunës së Prizrenit.

Ai ka fituar, pas përfundimit të numërimit të votave me kusht, me postë dhe atyre të personave me aftësi të kufizuar, njofton Klan Kosova.

Nga rezultatet preliminare të publikuara në faqen e KQZ-së, të votave të rregullta të balotazhit, Haskuka ka pasur 25 mijë e 509 vota, kurse kundërkandidati i tij nga PDK, Shaqir Totaj kishte 25 mijë e 180 sosh, pra me dallim prej 329 vota.