Naim Frashëri në pullën postare të Iranit

1 Min Read

Poeti ynë kombëtar Naim Frashëri, përveç se ka shkruar në gjuhën turke dhe greke, ka shkruar edhe në atë persiane.

Kjo është dëshmuar nga vepra e tij poetike “Tehajjulat” dhe gramatika e gjuhës persiane, shkruan Sot.

Për këtë arsye, poeti ynë kujtohet e nderohet edhe në ditët e sotme në Iran për kontributin e tij në këtë gjuhë, i cili e konsideroi një gjuhë të ëmbël në hyrje të gramatikës përkatëse.

Ndërkohë, në librin e tij vihet re një persishte mjaft e mirë dhe e bukur në përdorim dhe nuk dallon aspak nga persishtja e iranianëve.

Në shenjë nderimi, shteti i Iranit ka vendosur portreti e tij në një nga pullat postare ku lexohet “Na’im Frashëri Albanian Muslim. Persian Speaking Poet”.

TAGGED:
Share This Article