Natanyahu ka pranuar se Izraeli është duke luftuar në Siri

Kryeministri izraelit, Benjamin Natanyahu, ka deklaruar se Izraeli është duke zhvilluar operacione luftarake ne Siri.

Natanyahu, për së pari herë, ka thënë se vendi i tij po zhvillon operacione në kufirin me Sirinë, dhe kjo për shkak të mbrojtjes së interesave të tyre.

“Kohë pas kohë ndërmarrim operacione në Siri, ashtu që ky vend, më pas, të mos mund të shndërrohet në një front kundër nesh“, ka thënë ai në një konferëncë për media.

Ai ka theksuar se vendi i tij orvatet që të pengojë sa më shumë që armët nga Siria të mos vijnë në Liban.

(Islampress)

Artikulli paraprakUnë jam “Fondacioni Shejkh Ahmed Keftaro”!
Artikulli vijuesA more avdes? – Histori e vërtetë shqiptare!