NATO "refuzoi" përfshirjen në operacionet ushtarake në Mali

NATO nuk do të marrë pjesë në operacionet ushtarake në Mali, por miraton veprimet e aleatëve që i janë bashkuar misionit, të kryesuar nga Franca, deklaroi të premten në Vilnius Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, pas një takimi me Presidenten lituaneze Dalia Grybauskaite.

“Unë e vlerësoj faktin që aleatët individualë në NATO kanë vendosur t’i ofrojnë ndihmë Francës në këtë mision të rëndësishëm. Por Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendosi se këto trupa stabilizuese duhet të udhëhiqen nga Afrika, dhe pikërisht për këtë arsye unë nuk vërej ndonjë rol të NATO-s në këtë mes”, – tha ai.

Megjithëse ditë më parë NATO u “solidarizua” me anëtarët e saj, duke i vënë aeroplanët bartës amerikan në dispozicion të transportit të ushtarëve dhe logjistikës nga Franca në Mali si dhe gjatë operacioneve mbështetje me inteligjencë.

Artikulli paraprakPlava dhe Gucia, shqiptarët në protesta
Artikulli vijuesSiria lufton në Internet