Ndarja e përgjegjësive ne familje

I Dërguari i Allahut, paqja qoftë mbi të, themeloi rregulla të përbashkëta bashkëshortore në mesazhin e tij: “ Burri është bari në shtëpinë e tij dhe përgjegjës për antarët e saj, e gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit të saj dhe përgjegjëse për antarët e saj.” (Buariu dhe Muslimi).

Islami ka theksuar parimin e solidaritetit në mes antarëve të familjes si një mundësi e madhe për të shpëtuar familjen nga shpërbërja dhe kolapsi.

Mbajtja e përgjegjësive të përbashkëta në mes bashkëshortëve në mënyrë të veçantë ato që u përkasin detyrave familjare dhe punës për të plotësuar kërkesat e një familje në përputhje me natyrën e veçantë ndërmjet dy gjinive, janë: shtylla e stabilitetit të familjes dhe shkak për arritjen e lumturisë bashkëshortore gjatë rrjedhës së jetës.

Islami nxit në përgjegjësi të përbashkëta midis prindërve, duke garantuar në këtë mënyrë të mirat materiale dhe shpirtërore mbi të cilat qëndron një familje, duke ndikuar pozitivisht në jetën e fëmijëve dhe gëzimin e tyre, e në të njëjtën kohë duke kontribuar në formimin e personaliteteve të shëndosha psikologjike dhe sociale për të marrë pjesë në ndarjen e përgjegjësive për shkak të shembullit të mirë të prindërve.

Artikulli paraprakNjë fjalë që të ndalon nga futja në zjarr.
Artikulli vijuesMëkatet e popujve të zhdukur