Ndërkombëtarët të rezervuar në lidhje me rastin

Një ditë pas arrestimit të më shumë personave gjatë aksionit policor “Monstër”, sot për rastin është prononcuar edhe zyra e BE-së në Shkup.

Përkundër insistimit të mediave proqeveritare maqedonase të cilat dje thirrnin përfaqësitë diplomatike në vend të përshëndesin aksionin, në reagimin e zyrës së BE-së vërehet një përmbajtje e theksuar nga dhënia e vlerësimeve mbi suksesin e aksionit policor “Monstër”.  “Vazhdojmë t’i përcjellim nga afër aktivitetet. Puna e institucioneve shtetërore është që t’i kryejnë aktivitetet e tyre, pavarësisht nga përkatësia etnike apo fetare e viktimave dhe kryerësve. Mbetet të presim që organet gjyqësore të marrin vendime të drejta në afat kohor dhe të arsyeshëm”, thuhet në fund të kumtesës së Delegacionit të BE-së./koha/kohaislame

Artikulli paraprakIZRAELI UL NIVELIN E RISKUT PËR UDHËTIMET DREJT TURQISË
Artikulli vijuesPolicët kanë malltretuar psikikisht familjarët e të arrestuarve