Ndërpritet bashkëpunimi mes Rusisë dhe NATO-s rreth Afganistanit

 Kryeministri i Rusisë njoftoi ndërprerjen e procesit për transportimin e pajisjeve të NATO-s të nevojshme për Afganistanin, duke shfrytëzuar territorin e Rusisë.
Dimitri Medvedev ka thënë se Rusia ka marrë urdhër për ndërprerjen e dërgimit të pajisjeve ushtarake për NATO-n nga territori i Rusisë. Prej vitit 2001 avionët e NATO-s shfrytëzojnë hapësirën ajrore të Rusisë për të dërguar pajisje ushtarake të nevojshme për aleancën në Afganistan. Sipas rezolutës së KS të OKB të gjitha vendet e botës janë të detyruar të bashkëpunojnë me NATO-n në këtë drejtim. Mbështetja për forcat e NATO-s në Afganistan bëhet në kohën kur misioni i kësaj aleance në këtë vend ka përfunduar në vitin 2014.
Artikulli paraprakTurqia gati të armatosë Kosovën
Artikulli vijuesOpozita siriane merr nën kontroll një bazë ajrore pranë Idlibit