Opozita siriane merr nën kontroll një bazë ajrore pranë Idlibit

0
158
Opozita siriane e cila lufton regjimin e Bashar Al Asad ka marrë nën kontroll një bazë ushtarake në jug të qytetit Idlib, si pjesë e një beteje të gjerë për kontrollin e provincës veriperëndimore.
 
Baza ushtarake “Mastouma” ishte një nga fortesat e fundit të ushtrisë.
Njësitë e ushtrisë kishin pësuar humbje të mëdha nga grupet e armatosura në veri të rajonit, ka raportuar Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, duke cituar një burim ushtarak.
Observatori britanik me bazë në Londër tha se shumica e trupave të pozicionuar në qytetin e Idlib ishin zhvendosur në Mastouma pasi kryengritësit morën Idlibin në muajin mars. Baza është përdorur për sulmet ajrore në këtë krahinë.
Ka pasur raporte për viktima në beteja, por nuk janë dhënë detaje. Forca ajrore siriane gjithashtu bombarduan zonën, thuhet më tej në raport.
Televizioni shtetëror sirian raportoi përplasje rreth fshatit Filoun në perëndim të bazës, e cila është e vendosur në një rrugë qëqon kah qyteti Idlib. /MESAZHI/
.