Ndërron jetë i riu nga Istogu

Valdet Zeqiraj, 27 vjeçari nga Istogu që po vuante nga sëmundja e kancerit ka ndërruar jetë mbrëmë në një spital në Turqi.

Për shërimin e tij nevojiteshin 130 mijë euro, ndërsa ministria e shëndetësisë kishte ndarë vetëm 23 mijë sosh.

Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë një i afërm i tij në rrjetet sociale.

Për Valdetin ishte organizuar një fushat e gjerë për grumbullimin e mjeteve por i ndjeri nuk arriti ti mbijetojë sëmundjes.

Me dhimbje të thellë morëm lajmin e hidhur se ; bashkë familjari i ynë Valdet Halil Zeqiraj ka ndërruar jetë . Ne familjarët e Valdetit i falënderohemi të gjithë ata shokë , miqë , dashamirë e bashkëpatriot Shqiptar për vullnetin e mirë dhe gatishmërinë e tyre te çeliktë, për ta ndihmuar e shpetuar Valdetin 27 vjeçar i cili po luftonte kundër sëmundjes së keqe”, thuhet në njoftimin e Afrim Zeqirit, familjar i Valdet Zeqirajt.

Artikulli paraprakWilliams, – “Shqiptarët janë popullsia më e vjetër në Europë”
Artikulli vijuesShenjat paralajmëruese të sëmundjeve të zemrës