Ndihmëssekretarja për çështje evropiane dhe euroaziatike në Departamentin e Shtetit në SHBA, Viktoria Nuland sot vizitoi Qendrën e pranimit “Vinojug”, ku drejtpërdrejt u njoftua me sfidat me të cilat ballafaqohen autoritetet e Maqedonisë, si dhe me kushtet në të cilat jetojnë refugjatët.
Gjatë vizitës në “Vinojug”, siç kumtoi MPB-ja, Nuland ka pasur takim me drejtorin e Byrosë për siguri publike Gorançe Savovski, ku është biseduar për gjendjen aktuale me krizën e migrantëve, zgjidhjet e ardhshme për shmangien e situatave të tensionuara përgjatë kufirit të rutës Ballkanike, regjistrimi i migrantëve, mënyrat e mundshme për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në menaxhimin me rrjedhat e migrantëve të të gjitha shteteve të prekura nga kriza e migrantëve. Është biseduar edhe për aspektin humanitar të krizës së migrantëve.
Gjatë vizitës në Qendrën e pranimit, Nuland është takuar edhe me përfaqësuesit e disa organizatave ndërkombëtare dhe joqeveritare.
Ndihmëssekretarja amerikane e shtetit për çështje të evropiane, Nuland, paraprakisht sot e vizitoi edhe kampin e refugjatëve në Idomeni.
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, Nuland ka arritur në kamp në orën 10:30 sipas kohës lokale dhe është njoftuar nga ana e anëtarëve të UNHCR-së dhe Mjekët pa kufij për situatën në kamp.
Ajo është larguar nga Idomeni pa dhënë koment.