Ndotja e ajrit në Maqedoni në nivel të lartë

Në të gjitha komunat e Shkupit mbrëmë ndotja e ajrit ishte në nivel shumë të lartë. Stacionet matëse tregojnë se koncentrimet e PM 10 grimcave gjatë natës kanë tejkaluar 100 mikrogramë dhe kanë arritur edhe deri në 400 mikrogramë në një metër kub.

Në Karposh, Lisiçe dhe në Rektorat koncentrimet e PM10 grimcvave nga ora 8:00 deri në orën 14:00 kanë lëvizur rreth kufirit të lejuar maksimal prej 50 mikrogramë në një metër kub, pas çka fillojnë të rriten, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga ora 18.00 e deri në mëngjesin e sotëm, ajri i ndotur është edhe në Rektorat. Koncentrimet kanë lëvizur prej 124 deri në 310 mikrogramë në metër kub.

Ajri i ndotur kaa qenë edhe në Manastir me koncentrime më të larta të regjistruara prej 325 mikrogramë në metër kub, Tetovë me 375 mikrogramë, Kavadar me 416 mikrogramë dhe Kumanovë me 391 mikrogramë në metër kub.

Artikulli paraprakMarrëveshjet për furnizime publike prej dhjetorit në dispozicion për qytetarët e Maqedonisë
Artikulli vijuesRinumërimi në Prishtinë e Prizren, shumë lehtë mund të manipulohet me vota