Libi: Vritet komandanti i policisë ushtarake

Forcat e sigurisë njoftuan se një person i paidentifikuar ka vrarë sot një komandant të policisë ushtarake libiane, në qytetin Bengazi.

Burimet thanë se Ahmed al-Barghathi u godit nga disa plumba dhe vdiq në spital.

Bengazi, qyteti kryesor ku ndodhi kryengritja e vitit 2011, e cila rrëzoi diktatorin Muamer Gadafi, ka qenë qendër e një serie vrasjesh, të cilat kanë vënë në shënjestër forcat e sigurisë, transmeton Rel.

Një pjesë e madhe e Bengazit ndodhet nën kontrollin e ish-forcave rebele, të cilat zyrtarisht po e ndihmojnë qeverinë në ruajtjen e sigurisë, por që në fakt janë kthyer në pjesëmarrës të shpeshtë të dhunës gjatë kohëve të fundit./ilirida/kohaislame

Artikulli paraprakNikon ofron kamerën e parë DSLR me WiFi dhe GPS
Artikulli vijuesEdhe Nokia me orë të mençur