Ndryshe nga të tjerat: kulla 1 kilometër e gjatë (foto)

Kulla “Burj Khalifa” në Dubai do të ketë shumë shpejt një konkurrente serioze për rekordin e ndërtesës më të lartë në botë. Bëhet fjalë për “Kullën mbretërore”.

Kështu do të quhet ndërtesa më e lartë e botës në të ardhmen. Qiellgërvishtësja do të ndërtohet në qytetin Xhedah (Jeddah) të Arabisë Saudite. Qeveria saudite ka arritur marrëveshjen për ndërtimin e kullës që do të kushtojë 1.23 miliardë dollarë.

Arkitekti i këtij gjiganti të qiejve do të jetë i njëjti me atë të kullës së Dubait, amerikani

Projekti i “Kullës mbretërore” parashikon një ndërtesë 1 km të lartë, ndërkohë që qiellgërvishtësja më e lartë në botë aktualisht, “Burj Khalifa”, është “vetëm” 827 metra e lartë. Kulla më e lartë e botës do të ketë 200 kate, ndërsa në katin e 157 do të ketë një platformë të rrotullueshme, që do të shërbejë si tarracë./tesheshi.com/
2345

Artikulli paraprakTespihe nga meteoriti me vlerë 30,000 dollarë
Artikulli vijuesNë vendet skandinave brenda 2 orësh falen 3 kohë namaz