Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së komunikacionit është kryer ekspertizë në gjithsej 11 aksidente. Prej tyre, gjashtë janë me pasoja dëme materiale dhe katër janë me lëndime të lehta trupore ku lëndime të lehta kanë marrë tre drejtues të automjetit, dy bashkudhëtarë dhe një këmbësor.
Ka ndodhur edhe një aksident me pasoja lëndime të rëndë trupore në orën 22 në autostradën Tetovë Shkup, në afërsi të pompës së benzinës “Okta”, ku kanë marrë pjesë një automjet udhëtarësh dhe një automjet transporti. Si pasoja nga fatkeqësia lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi i automjetit të trasnportit, ndërsa lëndime të lehta ka marrë drejtuesi i automjetit për udhëtarë.
Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit janë zbuluar dhe sanksionuar 18 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar shpejtësinë e lejuar. 17 shoferë të cilët kanë përdorur telefonin celular ose nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë derisa kanë drejtuar automjetin, pesë shoferë kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe pesë shoferë që kanë kaluar në semafor të kuq në udhëkryqe.
Me ndihmën e automjetit special “karrotrecit” gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 84 automjete që kanë penguar qarkullimin normal të komunikacionit.