Në Afganistan vriten tre ushtarë të NATO-s

Tre ushtarë të NATO-s kanë humbur jetën nga shpërthimi i një pajisjeje të improvizuar në lindje të Afganistanit.

Forca Ndërkombëtare e Aleancës Veri-atlantike nuk ka specifikuar lokacionin e sulmit dhe as identitetin e ushtarëve të vrarë, transmeton REL.

Vdekjet e sotme çojnë në 142 numrin e forcave të vrara të NATO-s këtë vit në Afganistan.

Në anën tjetër, Qeveria afgane ka kritikuar talibanët për “ofensivën pranverore”, të deklaruar së fundmi, duke thënë se “është joislamike dhe frikacake”.

Në deklaratën e Ministrisë së Brendshme thuhet se “talibanët kanë deformuar të gjitha vlerat fetare për të justifikuar aktivitetet e tyre kriminale dhe vrasjen e mijëra civilëve”./koha/kohaislame

Artikulli paraprakAnonymous sulmon CIA-n dhe Interpol-in
Artikulli vijuesAnija e parë me energji diellore, bën xhiron e botës