Akreditohet kolegji i parë musliman në Amerikë

Për herë të parë në histori për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një Kolegj Musliman Amerikan tani i është bashkuar komunitetit të kombit nga institucionet e akredituara të arsimit të lartë.
 
Të mërkurën, më 4 mars 2015, Shoqata Perëndimore e Shkollave dhe   Kolegjeve (WASC) e akreditoi  Kolegjin Zajtuna. Shoqata Perëndimore e Shkollave dhe   Kolegjeve (WASC) është e njohur nga Departamenti Amerikan i Arsimit dhe akrediton institucionet në disa shtete Perëndimore, duke përfshirë Kolegjin Zajtuna dhe të tilla si Universiteti Stanford dhe Universiteti i Kalifornisë, Berkeley.
 
Akreditimi nga Shoqata Perëndimor e Shkollave dhe Kolegjeve (WASC)  është një shenjë e besueshmërisë, dhe pas bashkëpunimit të gjerë shkuan tutje për dhënien e vendimit për akreditim të Kolegjit  Zajtuna. Kjo e afirmon në mënyrë efektive misionin e fortë arsimor të Kolegjit Zajtuna dhe organizim, si dhe angazhimin e tij për cilësinë institucionale, stabilitetin financiar dhe të llogaridhënies. Kjo ndihmon për t’i siguruar Kolegjit Zajtuna sukses që i plotëson objektivat e përcaktuara në programin mësimor të tij, për studentëve e dy traditave Islame dhe Perëndimore.
 
Kolegji Zajtuna ka një qasje ndërdisiplinore për studimin e shkencave humane dhe sociale. Programi i arteve liberale të Kolegjit përbëhet nga lëndët si Historia Amerikane, etika, filozofia, letërsia dhe logjika. Si një Institucion i Arteve Liberale, Kolegji Zajtuna beson në nevojën për t’i pajisur nxënësit e tij me mjetet themelore për përvetësimin e dijes, së bashku me një kuptim të gjerë të kulturës dhe të historisë Amerikane dhe Islame.  Me këto baza të traditës Islame shkencore dhe të kuptuarit e shoqërisë amerikane dhe historisë e cila do t’i lejojë nxënësit e Kolegjit Zajtuna për të vendosur Islamin si një tipar të shëndoshë të shoqërisë amerikane.
 
 
Kurset e Kolegjit Zajtuna  rreth Islamit përfshijnë Historinë Islame, Gjuhën Angleze, Teologjinë Islame, Ligjin Islam dhe Gjuhën Arabe.
Artikulli paraprakGëzim Kelmendi me parti të re
Artikulli vijuesMyftiu i Arabisë Saudite: ISIS në shkelje të të drejtpërdrejtë të parimeve Islame