NË ÇEÇENI BLLOKOHET YOUTUBE-I

Ofruesit e internetit në Republikën Çeçene të Rusisë kanë marrë udhëzime për të bllokuar YouTube-in, me qëllim që të parandalohet qasja në filmin anti-islamik “Pafajësia e Myslimanëve”.

Njëri ofrues i internetit “Orange Company” ka bllokuar tashmë ueb-faqen e videove me urdhër të prokurorit të përgjithshëm, ndërsa një gjë të tillë pritet ta bëjnë edhe ofruesit e mbetur: MTS, Megafin dhe Vympelkom.

Filmi “Pafajësia e Myslimanëve”, i cili është bërë privatisht në Shtetet e Bashkuara, tall Profetin Muhamed, duke e paraqitur atë si “gjysmë budalla dhe të dhënë pas grave”.

Ai ka shkaktuar protesta dhe sulme ndaj ambasadave amerikane në mbarë botën myslimane.kohaislame

Artikulli paraprakHAKERI THOTË QË KA ZHBLLOKUAR IPHONE 5
Artikulli vijuesKatari: Vendet arabe të intervenojnë në Siri