HAKERI THOTË QË KA ZHBLLOKUAR IPHONE 5

Sipas pamjeve të publikuara në llogarinë e tij në Twitter, Grant Paul, i cili është një haker softuerik nga San Françisko dhe entuziast i kodit të hapur, thotë që ka arritur t’ia bëjë jailbreak versionit të fundit iPhone të Apple.

Për ata që nuk e dinë, “jailbreaku” është termi i përdorur për tejkalimin e shumë kufizimeve softuerike që Apple ka vendosur në pajisjet e veta, duke mundësuar “qasje administratori” në sistemin operativ.

Me pak fjalë, ai ua mundëson përdoruesve që të bëjnë gjëra të cilat përndryshe nuk janë të mundshme në iPhone-in që sapo ka dalë nga pakoja, si shkarkimin e aplikacioneve jozyrtare jashtë dyqanit të Apple, ose stolisjen e ndërfaqes së përdoruesit.

Paul duket të ketë instaluar aplikacionin me kod të hapur Cydia në pajisjen e re iPhone, ashtu siç është dëshmuar nga dy fotografitë që ai ka postuar në llogarinë e tij në Twitter.

Cydia është njëri nga aplikacionet më të popullarizuara nga ata që ia bëjnë jailbreak pajisjes iPhone dhe në fakt është një portal për iPhone-ët e zhbllokuar për të zbuluar aplikacione jozyrtare dhe përshtatje për instalimin në pajisjet e tyre.

Kjo është një gjë vërtet e arritur nga entuziastët e teknologjisë dhe jo diçka që publiku në përgjithësi e dëshiron ose ka nevojë në iPajisje. Dhe për ta parë një pajisje të zhbllokuar aq shpejt tregon se sa i fuqishëm është komuniteti në zhvillim i hakerëve të softuerit mobil.

Për dallim nga iOS, jailbreaku nuk është i nevojshëm me shumë telefona Android, pasi në përgjithësi softueri mundëson shkarkim të aplikacioneve që nuk janë gjetur brenda dyqanit të aplikacioneve në Google Play. Aspekti “i hapur” është shpesh ajo që shton përparësinë e Androidit ndaj mburojës për qasje në softuerët dhe harduerët e Apple.kohaislame

Artikulli paraprakAPARATI DIGJITAL MË I FUQISHËM NË BOTË
Artikulli vijuesNË ÇEÇENI BLLOKOHET YOUTUBE-I