Në Deçan sulmohet pronari i “Play 4 Win”

Pronari i bastoreve sportive në Kosovë, “Play 4 Win”, Arben Krasniqi, për motive ende të panjohura, derisa ishte brenda në makinë, është gjuajtur me armë zjarri nga katër persona në qendër të Deçanit. Personat dyshohet se janë nga fshati Gllogjan dhe fshati Isniq të Deçanit.

Sipas policisë së Pejës incidenti ka ndodhur në rrugën “ Luan Haradinaj “ në Deçan, të lënduar në këtë incident nuk ka, përveç dëmeve të shkaktuara në veturë nga predhat e armëve të zjarrit.

Policia i njeh personat të cilët kanë shkaktuar këtë vepër dhe është në kërkim për t’i arrestuar, pasi që hetimet po I bënë Njësiti i Hetimeve Rajonale. /kohaislame/

Artikulli paraprakBozkir: Kosova së shpejti në NATO
Artikulli vijuesRama: Qeveria të rishikojë lejet