Në Emirate të Bashkuara Arabe, ndalohet veshja me bikine

Nuk do të ketë më veshje të lirë të bikinive në plazhet e Emirateve të Bashkuara Arabe. Në këto plazhe publike tashmë janë vendosur tabela në të cilat paralajmërohet se nëse gratë dhe burrat dhe gratë veshin bikini ndërsa meshkujt të brendshme të shkurtra do të duhet të paguajnë gjobë, transmeton Shekulli online.

Edhe pse turistët dëshirojnë që të zhvishen në bikine në plazhet e bukura te Dubait, megjithatë popullata që është fetare ka reaguar duke deklaruar se nuk duan të ndajnë jetën e tyre private me njerëz të tillë. Për këtë arsye është paraparë edhe një dënim me para. Edhe në Dubai që është destinacion botërorë, kërkohet një veshje e përshtatshme. Deri më tani nuk është dënuar askush por një gjë e tillë është megjithatë e mundshme të ndodhë. Emiratet e Bashkuara Arabe pranojnë shumqka përveç lirisë së plotë në veshje e cila shpie deri në degjenerim./kohaislame

Artikulli paraprakDyzet Këshilla (Bashkëshortit) Për Martesë Të Lumtur
Artikulli vijuesSa shanse ke për të fituar në bixhoz?