Gjeneva për Sirinë: Vazhdon dialogu i drejtpërdrejtë mes palëve

Kanë rifilluar në Gjenevë bisedimet mes delegacioneve të qeverisë siriane dhe opozitës me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të OKB-ve, Lakhdar brahimi.

Siç transmetojnë agjencitë, të dyja palët e përfshira në konflikt, sot do të bëjnë përpjekje për bisedime të drejtpërdrejta mes tyre. Megjithatë, raportuesit nga tereni janë skeptik nëse deri të premten, kur është edhe dita e fundit e bisedimeve, do të ketë ndonjë përparim. Dje bisedimet u ndërprenë përkohësisht pasi delegacioni i qeverisë siriane nga pjesëmarrësit në konferencë kërkoi të miratojnë një deklaratë me të cilën do të gjykohet administrata amerikane për mbështetjen që ua ofron sipas tyre “terroristëve” në Siri. Të dyja palët deri tani arritën përparim rreth ndihmave humanitare dhe këmbimit të burgosurve, por edhe më tej janë shumë të ndarë rreth fatit të presidentit Bashar Al Asad dhe qeverisë së përkohshme. Opozita insiston në formimin e qeverisë së përkohshme pa presidentin Asad, gjë të cilën delegacioni qeverisës e hedh poshtë në mënyrë kategorike. Alsat-M/kohaislame

Artikulli paraprakUrtësia për dërgimin e të dërguarve
Artikulli vijuesArabia Saudite raporton 59 vdekje nga coronavirus-i