Në Evropë jetojnë rreth 45 milionë myslimanë

Myslimanët janë gjithnjë e më të shumtë në Evropë, ndërsa hulumtimet e fundit na konfirmojnë se janë të pranishëm në përmasa të konsiderueshme në popullsinë e vendeve evropiane.

Edhe pse në Evropë ende ka një numër i konsiderueshëm i atyre që e kundërshtojnë integrimin e myslimanëve në shoqëritë evropiane, është një fakt i padiskutueshëm se myslimanët janë bërë realitet evropian. Për këtë me ilustrime tregojnë të dhënat e fundit statistikore.

Sipas Qendrës Kërkimore Pewi(1) në temën mbi të ardhmen e myslimanëve në botë, vetëm në vendet e Evropës Juglindore jetojnë 7.483.000 myslimanë. Çka do të thotë se përbënë gati 35 për qind të popullsisë së përgjithshme të kësaj pjese të botës.

Numri më i madh i myslimanëve në Evropën Juglindore është në Shqipëri. Në Shqipëri jetojnë 2.601 milion myslimanë, që përbënë 82.1 për qind të popullsisë së përgjithshme të vendi. Kosova e ndjek me 2.104 milionë, ose 91.7 të popullsisë së përgjithshme(vlerësim).
Numri i myslimanëve në Bosnjë dhe Hercegovinë siç vlerësohet është rreth 1,564 milion, e që përfshinë 41.6 për qind të popullsisë së përgjithshme. Në Maqedoni jetojnë 713 000 ose 34.9 për qind, në Serbi, 280 000, ose 3.7 për qind, në Mal të Zi, 116,000, ose 18.5 për qind, në Kroaci, rreth 56.000 ose 1.3 për qind, dhe në Slloveni 49 000 ose 2.4 për qind myslimanë.

Në vendet evropiane numri më i madh i myslimanëve jetojnë në Rusi. Në këtë rajon, pak është e njohur si atdheu i madje 16.379.000 myslimanëve. Gjithashtu, ata jetojnë në Francë 4.704 milion, 4.119.000 në Gjermani, në Britaninë e Madhe 2.869 milion, 1.583 milion në Itali, në Spanja 1.021 milion, 1.002 milion në Bullgaria dhe në Holandë 914 000 myslimanë.

Në raport me popullsinë e përgjithshme të vendeve evropiane, përqindje më e madhe e myslimanëve jetojnë në Bullgari 13.4 % , mandej 11.7 % në Rusi, në Francë 7.5, Belgjikë 6.0, Austri dhe Zvicër 5.7, Holandë 5,5 dhe Gjermani 5.0 %.(2

Në disa qytete evropiane myslimanët përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të popullatës së përgjithshme.
Për shembull, sipas të dhënave të fundit, në Malmö dhe Marsejë, muslimanët përbëjnë 25 për qind të popullatës së përgjithshme.

Mandej Amsterdami me 24%, Stokholm 20 %, 17% Bruksel, Moskë dhe Bradford 16 %, 15 Luton, Birmingham dhe Hagës 14%, Kopenhagë dhe Këln, dhe 12 për qind mysliman nga popullata e përgjithshme.

Pra, në Evropë jetojnë afër 45 milion myslimanë, e cila popullatë përbën gjashtë për qind të popullsisë së përgjithshme.

Duke analizuar rajonet në botë, shumica e myslimanëve jetojnë në Jug dhe Juglindje të Azisë, më shumë se një miliard, e që është 24.8 për qind e popullatës së përgjithshme të regjionit.(3)

Mandej radhitet Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut me rreth 322,000,000, ose 91.2 të popullsisë së përgjithshme të këtij regjioni. Në Afrikën sub-Sahariane jetojnë afër 245 milion muslimanë, ose 29.6 për qind të popullsisë së përgjithshme të këtij rajoni.

Në Amerikë jetojnë më shumë se pesë milion, ose 0.6 për qind të popullsisë së përgjithshme.
Përndryshe, e gjithë popullsia Myslimane në botë përbënë një miliard e 620 milion, ose 23,4 për qind.

Shteti me numër më të madh të muslimanëve është Indonezia me rreth 205 milionë.
Pastaj Pakistani me më shumë se 178 milion, India me mbi 177.000.000, Bangladesh, rreth 149.000.000, Egjipt me më shumë se 80 milionë, Nigeria me rreth 76 milionë, Irani dhe Turqia në të cilat jetojnë nga 74 milionë myslimanë.

Islami është feja e dytë më e madhe në botë, menjëherë pas krishterimit. Islami është edhe grupi i dytë më i madh fetar në Evropë.
Sipas një studimi të Qendrës Kërkimore Pew të vitit 2011,në botë ishin 49 shtete t në të cilat muslimanët ishin shumicë. Sipas të njëjtit burim, për shembull, në Britaninë e Madhe jetojnë më shumë muslimanë sesa në Libi, ndërsa në Kinë ka më shumë myslimanë se në Siri.
Nga: Ismet Hazizi/dritaislame/kohaislame

Artikulli paraprakAksident fatal në Gjakovë, humbë jetën 60-vjeçari
Artikulli vijuesLëngu i thanave mund të parandalojë infeksionet e sistemit urinar te fëmijët