Në Ferizaj, arrestohen 170 persona që s’i paguan gjobat e komunikacionit

Njësitet e Stacioneve Policore që veprojnë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, kanë zbatuar urdhëresat e Gjykatës Themelore për të arrestuar personat që kërkohen nga drejtësia.
 
Sipas një njoftimi të Zyrës për Informim të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj, njësitet policore kanë arrestuar këtyre ditëve 170 persona të kërkuar nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale e kundërvajtëse.
 
“Pas kompletimit të dokumentacionit nga ana e gjykatës, 7 persona, të cilët ishin në kërkim janë dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 10 ditëve deri në 3 vjet, ndërsa 163 të tjerët pas pagesave të kryera, janë liruar”, thotë zëdhënësi Agim Gashi, përcjell kp.
 
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët kanë pranuar vendime ekzekutive nga gjykata, që në afat sa më të shkurtër t’i shlyejnë obligimet e tyre, në të kundërtën janë të detyruar të ndërmarrin masa të këtilla ndalimi.kohaislame
Artikulli paraprakFuqia punëtore e profilizuar mbetet sfidë për Kosovën
Artikulli vijuesArrestohet përgjegjësi për mbikëqyrjen e lojërave të fatit në Tiranë