Zhduken dy somalezë në Kosovë

Policia e Pejës përmes një kumtese për media i është drejtuar qytetarëve nëse i kanë parë ose kanë ndier gjë për dy shtetas somalezë, që janë larguar nga Pejë pa gjurmë që nga 22 nëntori.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i hetimeve rajonale DRP – Pejë, ka pranuar informacion më datën 23 nëntor, raportuar se nga data 22 nëntor dy shtetas të Somalisë, Abdikadir Hersi Farah (1985) dhe Ibrahim Ahmed Sardheye (1984),kanë lënë trajnimin për aksionin e minave, që organizon OJQ-ja ‘Mat Mondial Kosovo’ me seli në Pejë, dhe vendstrehimin e tyre, pa njohurinë e askujt dhe nuk janë kthyer më në këtë organizatë”, thuhet në njoftim.

Ata kanë hyrë në shtetin e Kosovës më 13.11.2012, përmes Aeroportit “Adem Jashari”, në mënyrë të rregullt. Më rastin e largimit gjërat personale dhe pasaportat e tyre i kanë lënë në organizatën “Mat Mondial Kosovo“.

Njësia e Hetimeve Rajonale DRP Pejë është duke punuar intensivisht për rastin në fjalë, andaj apelojmë te të gjithë qytetarët se nëse i kanë parë, dëgjuar apo dinë ndonjë informacion lidhur me këta persona, të cilët konsiderohen si te humbur, të njoftojnë Policinë e Kosovës, përkatësisht stacionet më të afërta policore. /Tg/kohaislame

Artikulli paraprakVALA E SHTRENJTIMEVE
Artikulli vijuesNikoliq viziton “shpejt e shpejt” Preshevën