Në Ferizaj, një femër tenton të vetëvritet

Në qytetin e Ferizajt, në orët e para pas mesnatës së të dielës, në stacionin policor është raportuar për një rast tentim-vetëvrasjeje.

“Raportohet se viktima femër K-Shqiptare, për shkaqe të panjohura, ka tentuar të vetëvritet duke i prerë venat”, bën me dije Policia e Kosovës.

Viktima është dërguar në emergjencën e Ferizajt dhe e njëjta pas tretmanit mjekësor është liruar.

Artikulli paraprakLiberalizimi i vizave shton përpjekjet për luftë kundër korrupsionit
Artikulli vijuesDhjetë pretekstet më të njohura për të mos ushtruar