Në Francë zbulohen varre muslimane nga shekulli i 8

Në qytetin Nimes, në Francë, janë zbuluar tre varre të vjetra që datojnë nga shekulli i 8, raporton AA në gjuhën boshnjake.

Sipas revistës “Plos one” varret që i takojnë tre burrave me prejardhje nga Afrika, janë të kthyer nga KIbla.

Shkencëtarët thonë se fjala është për meshkuj të moshës 20, 30, 50 vjeçare.

Supozohet se burrat mes shekullit 7 dhe 9 i janë bashkuar ushtrisë së Arabëve dhe në këtë mënyrë kanë ardhur në hapësirat e Evropës.

Pas testeve u zbulua se trupat janë të shtrirë në anën e djathtë nga Kibla çka si përfundim del se të vdekurit kanë qenë muslimanë.

Më herët në Marseillu janë zbuluar varre nga shekulli i 13 ndërsa në Montepellier varre nga shekulli 12.

(Islampress)

Artikulli paraprakE moshuara nuk largohet nga fshati se “macet mbeten të uritura”
Artikulli vijuesPuna për të cilën do të na dojë Allahu dhe njerëzit