Shtëpia Fokus Në Gjenevë sot nisin bisedimet paqësore për Sirinë

Në Gjenevë sot nisin bisedimet paqësore për Sirinë

Bisedimet e paqes për Sirinë, të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkaura, pritet të nisin sot në Gjenevë ndërmjet regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad dhe përfaqësuesve të fraksioneve opozitare siriane.

Bisedimet kanë për qëllim realizimin e një armëpushimi kogja të lëkundshëm, ndërmjet forcave qeveritare siriane dhe luftëtarëve të opozitës.

Militantët e Al-Qaedas dhe të Shtetit Islamik nuk janë të përfshirë në marrëveshjen për armëpushim dhe nuk do të përfaqësohen në bisedimet e Gjenevës.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për bisedimet paqësore, Staffan de Mistura ka thënë se takimet e Gjenevës nuk do të zgjasin më shumë se dhjetë ditë.

Rusia i ka bërë thirrje De Misturas që t’i përfshijë në bisedimet paqësore të Gjenevës edhe kurdët e Sirisë.

Komiteti i Lartë i Negociatave, një ombrellë e grupeve opozitare, e mbështetur nga Arabia Saudite, tha se do të bëjë thirrje për një qeveri tranzitore, me fuqi të plota ekzekutive, e cila nuk do ta përfshijë Assadin apo ndonjë prej bashkëpunëtorëve të tij.

Ministri i Jashtëm sirian, Walid al-Muallam tha se thirrja e opozitës për largimin e Assadit nga pushteti do të jetë një “vijë e kuqe” dhe ka sugjeruar se kjo temë do të ndikonte në prishjen e negociatave në Gjenevë.

 

Artikulli paraprakVIDEO – A mundem me u falë kur i kam flokët e lyera me llak dhe kur kam deodorant
Artikulli vijuesFëmijët në shënjestër të terrorizmit, në mesin e të plagosurve në Ankara katërvjeçarja Nisanur