Policia është përqëndruar në pistën e vrasësve me pagesë të porositur nga Anglia, për atentatin e mbrëmjes së 10 Shkurtit në Fllakë të Durrësit, ku humbi jetën Xhevahir Brasha.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se po hetohet dhe për një grup personash nga Kosova, të cilët mund të kenë marrë përsipër përkundrejt shumave financiare, ekzekutimin e 42 – vjeçarit me origjinë nga Hasi.
Pista e konfliktit është ajo e hakmarrjes, pasi 5 vite më parë, sipas policisë, viktima në bashkëpunim me 4 persona të tjerë në kryeqytetin londinez, i kishte prerë veshin një shqiptari nga Hasi, i cili ishte në mjet me nusen dhe dy fëmijët e tij.
Sipas hetimeve paraprake rezulton se, për ngjarjen është dënuar nga autoritetet britanike një kushërir i Xhevahir Brashës, që ka qenë pjesmarrës në konflikt.
Mosmarrëveshjet mes palëve kanë vijuar dhe herë pas herë pala tjetër kishte deklaruar se do të hakmerrej.
Nga verifikimet rezulton se autori, që dyshohet se ka porositur vrasjen është në Angli me identitet dhe dokumenta kosovare.
Nga ana tjetër, autoriteteve policore britanike iu është kërkuar informacion i plotë rreth të shkuarës së Xhevahir Brashës në Londër dhe aktiviteteve të paligjshme në atë vend./Tv Klan/
You Might also Like
Bajrami nepër botë: Nga namazi tek fishekzjarret dhe tradita
Fotografitë shfaqin atmosferën e Fitër Bajramit, që njëherit shënon edhe fundin e muajit të bekuar…
By
Redaksia
0 Min Read
Intervista e Davutoglut për Al Jazeera, ja çfarë tha ai
Ish kryeminstri i Turqisë Ahmet Davutoglu i menjëhershëm ka qenë që ka dal në mbrojtje…
By
Redaksia
1 Min Read
Videoja nga aksioni i djeshëm i policisë në Shkup dhe Tetovë (VIDEO)
Ministria e punëve të brendshme e publikoi një video pas aksionit policor të realizuar sot…
By
Redaksia
2 Min Read
Suharekë: Dhunë ndaj bashkëshortes, viktima tenton të vetë helmohet
Dje, rreth mesditës, policia në Suharekë ka pranuar një informacion i cili bënte me dije…
By
Redaksia
1 Min Read
Zhvillime të reja në rastin e Saimir Tahirit
Burime nga grupi i hetimit që po verifikon origjinën e 863 mijë eurove të kapura…
By
Redaksia
2 Min Read
Mënyrat më të mira që stresin ta përdorni pozitivisht
Stresi – Nëse ndiheni të stresuar përpiquni ta ktheni të gjithë këtë energji negative në…
By
Redaksia
6 Min Read
