IZMIR (AA) – Në qytetin Izmir të Turqisë janë ndaluar 62 refugjatë shtetas sirianë të cilët janë përpjekur që në mënyrë ilegale të kalojnë në ishujt greke, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra, ekipet nga Drejtoria e Sigurimit Publik duke patrulluar në rrugën “Hoca Ahmet Yesevi” të qarkut Buca kanë ndalur një kamion. Pas kërkimit të bërë në kutinë e kamionit i mbuluar me pëlhurë janë ndaluar 22 refugjatë shtetas sirianë mes të cilëve ka fëmijë dhe gra. Shoferi dhe dy personat e tjerë që kanë qenë bashkë me të janë arrestuar.
Ndërsa në qarkun Konak, në një minibus i cili nuk i është ndalur fillimisht paralajmërimit të policisë janë ndaluar 40 refugjatë shtetas sirianë, mes të cilëve fëmijë dhe gra.
Refugjatët të cilët kishin planifikuar në mënyrë ilegale të kalojnë në ishujt greke janë dërguar në stacionin policor.