Kryengritësit shiitë huthi dhe forcat e qeverisë, që mbështeten nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, thonë se do ta respektojnë armëpushimin e ndërmjetësuar nga Kombet e Bahskuara, që ka hyrë në fuqi mbrëmë në mesnatë, njofton REL.
Tash pritet që në Kuvajt më 18 të këtij muaji, të fillojnë bisedimet për përfundimin e konfliktit, të sponzorizuara nga Kombet e Bashkuara.
Më se 6 mijë njerëz janë vrarë në luftimet ndërmjet dy palëve, që kanë filluar para më tepër se një viti.