Në këtë “ civilizim demokratik” jeta e njeriut është në shitje, disa jete janë me të shtrenjta e disa

Është thëne që 1001 here se në ketë “ civilizim demokratik” qe po jetojmë jeta e njeriut është në shitje, disa jete janë me të shtrenjta e disa për disa nuk vlejnë aspak, ky është civilizimi i shekullit 21 kur ekzistojnë Kombet e Bashkuara dhe organizatat e shumta ndërkombëtare “për mbrojtjen e jetesë se çdo njeriut”, ky është sistemi demokratik dhe demokracia qe shtetet e fuqishme po dëshirojnë me e shpendë neper bote si vlere universale. Sot nuk besoj se ka met dikush e qe të paktën nuk e ka kuptu dallimin se në demokraci jeta e të varfrit nuk vlen ndërsa e kriminelit me kravate është e pa prekshme, ky është një realitet qe për me ndi në zemër nevojitet me pas zëmër të gjalle …
A është e vështire me kuptu një realitet se pse sot SHBA-të dëshirojnë me shpërnda demokracinë neper bote, a është vështirë të kuptohet se pse sot ekziston OKB-ja, NATO dhe BE-ja ?
Na mjafton Allahu, Ai është Mbrojtësi me i mire
_______
Përgëzime për fëmijët e Sirisë
“Durim o fëmijët e Sirisë, vendi i juaj do të jetë Xheneti….”
Një ditë prej ditësh pranë tyre kaloi i Dërguari i Allahut, Muhammedi [salAllahu alejhi ue selam] dhe i pa se si po torturoheshin, iu rrëqeth zemra nga persekutimi dhe tmerrin që po ushtrohej ndaj tyre, por ai [salAllahu alehi ue selam] nuk kishte mundësi tu ofronte aty për aty ndonjë ndihme të bazuar ne shkaqe. Andaj, u ndal para tyre e u tha fjalët me të mëdha, ju dha premtimin me të sigurt, ju garantoj lumturinë e përhershme dhe i garantoj nga çdo rrezik i vërtet, ai [salAllahu alejhi ue selam] ju tha:
“Durim o familja e Jasirit,vendi i juaj do të jetë Xheneti….”
U qetësuan shpirtrat e persekutuar, u qetësuan sytë e hapur, fytyrat e lodhua buzëqeshën të kënaqura, u kënaqen me gjendjen qe ishin, u ndin me fate se po sprovoheshin, ishin me të privilegjuarit nga banoret e tokës, dhe ishin te dashur për banoret e qiellit, ishin miqt e Allahut të Lartësuar dhe me Atë e dashuronin takimin.
Jasir bin Malik el-Ken’ani vendosi të emigronte në Mekke, kur e mori atë vendim nuk e dinte se çfarë madhështie do ta pret atë…
Nuk e dinte ai se po hyn në histori nëpër portat më të gjëra të saj, Jasiri në Meke nuk kishte farefis që mund ta mbronte, As familje të mbante lidhje me të… Jasiri u martua me një robëreshë që quhej Sumeje bintu Hibat. Fryt i kësaj martese ishte lindja e një djali për të cilin të dy prindërit u gëzuan jashtë mase… E quajtën me emrin Ammar. Gëzimi i tyre u dyfishua kur atë e liroi Ebu Hudhejfe dhe e shpalli të lirë prej robërisë.
Amari dëgjoi lajmet e thirrjes Islame prej njerëzve, të cilave ua hapi veshët , mendjen dhe zemrën e tij, foli vetmeveti e tha: Medet për ty o Amar?! “Çka të pengon ty që të jesh i etur kur burimin e ujit e ke afër”!…Eja tek zotëriu i misioni, eja tek Muhamedi i biri i Abdullahut. Tek ai dhe tek shokët e tij
është lajmi i besueshëm. Prej atij momenti, Amar bin Jasir shkon në shtëpinë “El-Erkam
bin Ebi El-Erkam. Atje u gëzua për takimin me Pejgamberin, [paqa dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të]. Aty dëgjoi prej tij fjalë e para të Islamit, Fesë se Vërtetë…
Pastaj, Amari u drejtua të nëna e tij Sumeja dhe e thirri në Islam, pastaj babanë e tije Jasirin. Sa shpejt iu përgjigjen thirrjes së tij, sikur ai të ishte marrë vesh paraprakisht me ta.
Lajmi i pranimit të Islamit të këtyre tre personave shumë shpejt arriti të beni Mahzumët [fisi zullumqare qe ishte përgjigjes për ta në Mekke], të cilët u zemëruan shumë, u betuan se patjetër do ti kthejnë në fenë e të parëve paganizem ose do t’i ekspozohen vdekjes nga torturat. I merrnin prindërit si dhe djaloshin e tyre dhe i çonin në luginën e Mekës. Atje ua vishnin gjoksoret e metalta dhe ashtu i ekspozonin në rrezet përcëlluese të dielli të Mekës. Nuk i jepnin të pijnë ujë. Pastaj i rrihnin njëri pas tjetrit.
Një ditë prej ditësh pranë tyre kaloi i Dërguari i Allahut, Muhammedi [salAllahu alejhi ue selam] dhe i pa se si po torturoheshin, iu rrëqeth zemra nga persekutimi dhe tmerrin që po ushtrohej ndaj tyre, por ai [salAllahu alehi ue selam] nuk kishte mundësi tu ofronte aty për aty ndonjë ndihme të bazuar ne shkaqe. Andaj, u ndal para tyre e u tha fjalët me të mëdha, ju dha premtimin me të sigurt, ju garantoj lumturinë e përhershme dhe i garantoj nga çdo rrezik i vërtet, ai [salAllahu alejhi ue selam] ju tha:
“Durim o familja e Jasirit,vendi i juaj do të jetë Xheneti….”
U qetësuan shpirtrat e persekutuar, u qetësuan sytë e hapur, fytyrat e lodhua buzëqeshën të kënaqura, u kënaqen me gjendjen qe ishin, u ndin me fate se po sprovoheshin, ishin me të privilegjuarit nga banoret e tokës, dhe ishin te dashur për banoret e qiellit, ishin miqt e Allahut të Lartësuar dhe me Atë e dashuronin takimin.

A. Balaj

Artikulli paraprakMimoza Kusari – "Je suis Siria"
Artikulli vijuesPeticion drejtuar Qeverisë së Kosovës që të pranoj refugjatë