Në Kinë 28 minatorë të vdekur dhe 83 të bllokuar

Shpërthimi i gazit në një minierë qymyri i ka marrë jetën 28 personave dhe 13 të tjerë janë plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi në provincën Jilin, në verilindje të Kinës.

41 minatorët mbetën të bllokuar pas shpërthimit të gazit, rreth orës 22:40 me atë lokale, në minierën e qymyrit Babao në qytetin Baishan.

Operacionet e shpëtimit nisën me shpejtësi, nën mbikëqyrjen e guvernatorit të krahinës Bayanqolu, por nuk mundën të shpëtonin 28 minatorët, ndërsa gjendja e të plagosurve është e mirë.

Ndërsa një ngjarje tjetër e rëndë ndodhi në Tibet. Rrëshqitjet e dheut kanë bllokuar 83 persona nëntokë, pranë kryeqytetit Lhasa, bënë të ditur media shtetërore kineze.

Rreth 1000 mijë punonjës të emergjencës ndodhen në vendngjarje e po punojnë për të shpëtuar minatorët e bllokuar. Miniera ndodhet në një lartësi prej 4600 metrash mbi nivelin e detit.kohaislame

Artikulli paraprakArkitekti i rremë projektoi 30 vjet ndërtesa në Francë
Artikulli vijuesKoreja e Veriut përshkallëzon kërcënimet