Në komunat Aerodrom, Veles dhe Strumicë do të hapen leximore të pajisura me botimet nga projekti “1000 libra” nga Qeveria dhe ministria e arsimit dhe shkencës, si dhe me botimet që botohen përmes ministrisë së kulturës, transmeton zhurnal.mk
Pritet që leximoret e reja të nisin me punë nga viti i ardhshëm, ndërsa në marrëveshje me komunat do të vërtetohen lokacionet. Do të kanë resurse dhe do të organizohen si leximorja “ 1000 libra” e cila për momentin është e vetmja, e hapur në maj të vitit 2011 në Qendrën tregtare në Shkup, transmeton zhurnal.mk
Përderisa qeveria hap leximore në ambientet maqedonase, ajo ka harruar në tërësi ambientet shqiptare. Leximoret janë luks për shqiptarët e Maqedonisë. Edhe ato pak biblioteka që ekzistojnë në qytetet shqiptare i mungojnë kushtet elementare për të funksionuar si duhet.