Ky është këngëtari që po agjëron për Ramazan

Këngëtari nga Shkupi, Shpat Kasapi edhe si vitet tjera po edhe këtë vit ka konfirmuar se ai vazhdon të agjërojë muajin e Ramazanit.
 
Nisjen e muajit të agjërimit, duket se artisti mezi e ka pritur, madje nuk ka nguruar të japë edhe një mesazh për të gjithë besimtarët dhe fansat e tij përmes rrjetit social.
 
 
“Te gjithë besimtarëve mysliman, ju uroj fillimin e muajit te shenjtë të Ramazanit me dëshirat për agjerim të lehtë.
 
Ramazani është periudha që i bën bashkë të gjithë njerëzit në reflektim ndaj punës dhe angazhimit për solidaritet dhe trajtim të të gjithëve në menyre të barabartë, me dashuri dhe në paqe, ashtu siç e predikon feja islame. Me Fat Muaji i shenjtë i Ramazanit”, shkruan Shpat Kasapi.
 
 
Artikulli paraprakBESA nuk është parti fetare, por kombëtare
Artikulli vijuesMichael Douglas merr Nobelin e hebrenjve