Në Kosovë deficit enorm dhe gati përgjysmim i investimeve

Pritjet për rritje ekonomike sivjet janë 3.5 për qind. Këto janë parashikimet e Bankës Qendrore të Kosovës.
 
Në raportimin e guvernatorit të BQK, Bedri Hamza para Komisioni parlamentar për Buxhet dhe Financa është thënë se vitin e kaluar vendi ka pasur rritje 2.7%, kjo ka ardhur për shkak uljes së eksportit, rënies së investimeve kapitale dhe atyre të huaja.
 
Vitin që lamë pas deficiti tregtar kapi 2.2 miliardë euro, ndërsa eksporti ishte 324.6 milionë euro.
 
Hamza po ashtu tha se rënia e investimeve ka ndodhur edhe për shkak të shitjes se aksioneve të kompanive të huaja në vendin tonë tek banorët rezidentë. Në vitin e kaluar investimet shënuan rënie. Ato vjet ishin 123 milionë euro, ndërsa më 2013 225 milionë euro.
 
Deputetët kanë parë shqetësim në rënien e investimeve si dhe bilancin negativ tregtar, eksportet kundrejt importit.kohaislame
Artikulli paraprakStudimi i fundit i mjeksisë gjermane rreth agjërimit
Artikulli vijuesFillon projekti i shpimit të puseve në Prishtinë