Haradinaj: Lista e investimeve strategjike, arrin vlerën 1.8 miliardë euro

0
97

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se si Qeveri kanë para vetës 11 investime strategjike, në vlerë prej 1.8 miliardë eurosh, ku i pari nga to është investim i një kompanie gjermane.

Haradinaj në një takim pune më Oden Ekonomike Gjermano-Kosovare, ka shkruar se synimi parësor i tyre është rritja ekonomike në vend.“Në takim pune në Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare, në formatin Business Talks, bashkë me investitorë gjermanë dhe sipërmarrës nga vendi, shyrtuam efektet pozitive që kanë sjellë hapat e ndërmarrë nga Qeveria me reformën rrënjësore fiskale, ligjin për investime strategjike dhe lehtësirat për të bërit biznes.

Poashtu, kam pranuar projeksionet dhe inputet e kësaj ode, që na ndihmojnë për veprimet e nevojshme në këtë etapë të mobilizimit të të gjitha potencialeve ekonomike”, ka shkruar Haradinaj

Sipas tij “parku Inovativ Trajnues në Prizren është shembulli më i mirë i bashkëpunimit ekonomik Kosovë – Gjermani, adresë e pranisë ekonomike gjermane, për investime të huaja dhe hapje të vende të reja të punës. Po sot, kemi para vetës një listë prej 11 investimeve strategjike, në vlerë prej 1.8 miliardë eurosh, i pari nga to është investim i një kompanie gjermane. Qeveria synim parësor ka rritjen ekonomike në vend dhe në këtë aspekt e sheh OEGj si partner të rëndësishëm në këtë dinamikë të re zhvillimore”