Numri i refugjatëve që nga mëngjesi i sotëm nisën të hyjnë në Kroaci vazhdon të rritet, ndërsa deri në orën 20:50 ky vend ka pranuar gjithsej 1.191 persona, njoftoi në sajtin e vet Ministria e Jashtme e Kroacisë.
“Numri i përgjithshëm i personave të pranuar përfshin 818 burra, 189 gra dhe 184 fëmijë”, njoftoi MPJ=ja, sipas të dhënave të së cilës në qendrën e regjistrimit në Jezhevo momentalisht gjenden 303 persona.
Refugjatët nga mëngjesi i sotëm arrijnë në Kroaci me autobusë nga Serbia, prej se Hungaria e mbylli kufirin me këtë shtet.
Për të koordinuar punën e të gjithë organeve dhe institucioneve kompetente, Qeveria kroate në mbledhjen e nesërme do të formojë shtab për koordinimin e aktiviteteve me rastin e ardhjes së refugjatëve në Kroaci.
Ministrja kroate e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane Vesna Pusiq deklaroi sot se Kroacia mund të ballafaqohet me disa mijëra, por jo edhe me dhjetëra mijëra njerëz dhe theksoi se në atë rast Kroacia do të kërkojë ndihmën e vendeve evropiane dhe të tjera.