Pas Preshevës edhe Bujanoci me qendër të emigrantëve

0
147

Qendra e përkohshme e cila do të mund të pranoj rreth 250 migrantë do të hapet sot, me datë 14 tetor në Bujanoc, dhe migrantëve përveç akomodimit do t’i ofrohet pushim, ushqim, ambulancë, kopsht fëmijësh dhe pjesën për nënë me foshnje, raporton presheva.com.

Siç mësohet, kjo qendër ndodhet në ish industrinë e akumulatorëve “Svetlost”, por siç thonë nga Ministria e punës, transmeton presheva.com, ky objekt është rekonstruar plotësisht dhe është gati për të pranuar migrantë dhe refugjatë.

Kjo qendër do të hapet nga ministri për çështje sociale Aleksandar Vulin që është president i grupës punues për zgjidhjen e probleme me rjedhat e migrantëve me përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi ku kanë invesruar rreth 340.000 euro.