Në kufi me Irakun u qëllua një helikopter turk

Militantët kurdë hapën zjarr në provincën turke të Hakkarit mbi një helikopter me dy përfaqësues të komandës ushtarake në bord, njoftuan të premten ushtarakët turq.

Incidenti ndodhi pranë kufirit me Irakun. Sipas fjalëve të ushtarakëve, militantët qëlluan katër herë. Si pasojë u plasarit xhami i pjesës së helikopterit të destinuar për transportin e ngarkesave, ndërsa një nga plumbat goditi aparaturat e drejtimit.

Megjithatë helikopteri arriti të ulej dhe askush fatmirësisht nuk u lëndua.

Artikulli paraprakKujdes, një virus është përhapur në Facebook!
Artikulli vijuesIsh-Islamofobi Dorn do të prodhojë një film rreth Profetit