Organizata e Kombeve të Bashkuara në një raport të saj, deklaroi se Turqia një sasi të madhe të armatimit e ka vënë në dispozicion të grupeve kryengritëse të armatosura në Siri.
Agjencite e lajmeve njoftuan se sipas këtij raporti të OKB-s, Turqia nga muaji qershor deri më tani mbi 47 ton armë i ka dërguar për grupet kryengritëse të armatosura në Siri. Kjo është në kohën kur qeveria e Turqisë ka përgënjeshtruar një pretendim të tillë të OKB-s. Raporti në fjalë i OKB-s pohon se vetëm gjatë muajit shtator, 29 mijë ton armë nga Turqia kanë hyrë në territorin e Sirisë dhe janë shpërndarë për grupet kryengritëse të armatosura. Lyent Gymyky, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, në lidhje me këtë, ka mohuar plotësisht këto pretendime, mirëpo më pas gjatë një interviste me gazetën turke “Hyrriet”, deklaroi se statistikat e publikuar nga OKB në këtë drejtim janë në harmoni të plotë me statistikat që ka publikuar kohë më parë Drejtoria për Statistika e Turqisë. Vlen të theksohet se gjatë muajit gusht, opozitarët dhe kritikët e qeverisë së Ankarasë, kanë shpifur se gjoja 400 ton armatim janë dërguar në Siri nëpërmjet territorit të Turqisë.
You Might also Like
Ibrahimi: OKB-JA Nuk planifikon të dërgojë trupa paqeruajtëse në Siri
Në deklaratën që bëri pas takimit në Moskë me shefin e diplomacisë ruse Ibrahimi tha…
By
Redaksia
2 Min Read
Irani merr kritika për shkelje të të drejtave të njeriut
Eksperti i Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, për Iranin, ka paraqitur një…
By
Redaksia
1 Min Read
Kajro, 18 të vrarë nga sulmi i përgjakshëm në një restorant
Së paku 18 veta janë vrarë në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, pasi një bombë zjarri…
By
Redaksia
0 Min Read
Egjipt: Hillari Klinton takohet me presidentin Morsi
Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton sot ka arritur në Kajro, për tu takuar me…
By
Redaksia
1 Min Read
Katari e ndihmon Egjiptin me 5 miliardë dollarë
Marrëveshja është arritur gjatë vizitës së Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit,…
By
Redaksia
3 Min Read
Mirëpritet kërkesa e Bashkimit Evropian për heqjen e bllokadës ndaj Gazës
Lëvizja Hamas ka vlerësuar dhe mirëpritur kërkesën e Bashkimit Evropian për heqjen e bllokadës ndaj…
By
Redaksia
1 Min Read
