Në Manisa të Turqisë konfiskohet banknota 1 milionë dollarëshe

Në rajonin Saruhanllë të qytetit Manisa në Turqi 2 persona të cilëve iu konfiskua banknota prej 1 milion dollarëshe nga një kontroll i ushtruar nga xhandarmëria, pas marrjes së deklaratave u lanë të lirë, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Personat me inicialet E.K dhe F.G të cilët u ndaluan ditën e mbrëmshme pas dyshimeve për  Kontrabandë me monedha të huaj, falsifikim dhe mashtrim, pas proceduarave të xhandarmërisë dosja ndaj tyre iu referua prokurorisë.
 
Ndërsa banknota 1 milion dollarëshe e certifikuar e cila shtypet në një numër të caktuar në Shtetet e Bashkuara dhe që përdoret krahas koleksionistëve edhe në transfertat bankare u konfiskua nga prokuroria e Saruhanllë. Gjithashtu mësohet se banknota 1 milionë dollarëshe do ti dorëzohet bankës qendrore.
 
– Ngjarja
 
Komanda e Xhandarmërisë së këtij rajoni në kuadër të një informacioni ndaloi një makinë në afërsi të urës Kumçaj dhe e cila ishte në drejtim të Golmarmara, ku gjatë kontrollit të ushtruar ndaj E.K (35) dhe F.G (28) u gjend një banknotë e certifikuar me vlerë 1 milion dollarë.
 
Banknota e çertifikuar 1 milion dollarëshe, e u konfiskua dhe e cila është në një numër të kufizuar u shtyp në SHBA në vitin 1988. Banknotat 1 milionë dollarëshe janë prodhuar si një simbol suksesit komercial dhe  “I ëndrrës amerikane” nga Unioni i Milionerëve Ndërkombëtare. Banknota e parë një milion dollarëshe në SHBA u prodhua në 1988 nga Kompania Amerikane e Kartmonedhave e cila prodhon banknota për shumë shtete.
Artikulli paraprakSi te ulim fryrjen e barkut me kos?
Artikulli vijuesEgjipt: varja e parë ndaj një mbështetësi të Morsit, i akuzuar për vrasje